
Albumi i ri i Neil Young me titullin “Colorado”, një bashkëpunim me grupin “Crazy Horse”, do të publikohet në tetor. Sipas kantautorit dhe kitaristit të rokut, CD-ja e parë me dhjetë këngë do të dalë muajin e ardhshëm dhe titullohet “Rainbow Of Colors” (Ylber Ngjyrash).
Albumi do të shoqërohet gjithashtu nga një dokumentar “Mountaintop Sessions”, me regji nga C.K. Vollick dhe ndjek hap pas hapi fazat krijuese.
Albumi i fundit i Young daton në vitin 2017, ndërsa i fundit me bandën “Crazy Horse” u publikua në vitin 2012.



