Ka nisur sot konkursi Kombëtar për Gjuhën Shqipe për mbi 11 mijë nxënës pjesëmarrës të klasave të 9-ta.
“Mbi 11 mijë nxënës të klasave të 9-ta nga e gjithë Shqipëria takohen sot me nisjen e Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe”, ka bërë me dije kryeministri Edi Rama.
Sipas Ministres së Arsimit Ogerta Manastirliu, ky konkurs synon të nxisë ndjenjën e krenarisë dhe përkatësisë te fëmijët që nga moshën e vogël, duke i motivuar për të zbuluar thellësitë e gjuhës dhe letërsisë shqipe.
Me pjesëmarrjen e mbi 11 mijë nxënësve nga të gjitha shkollat 9-vjeçare, konkursi do të zhvillohet në nivele lokale dhe kombëtare.
Sakaq, 16 ekipet më të mira do të përballen në gjysmëfinalet.
Finalja e madhe do të shpallet në një festë të dijes, si një vëmendje ndaj gjuhës shqipe si pasuria më e madhe që kemi trashëguar brez pas brezi dhe po ua trashëgojmë edhe fëmijëve shqiptare në diasporë.



