Kësaj radhe nuk është thyer asnjë rekord. Vepra e Banksy-t, "Zog me granatë", u shit në ankand për 170 mijë euro. Blerësi ishte një koleksionist holandez. Kjo nuk ka të bëjë me shifrat shumë të larta të disa punimeve të artistit të rrugës që kanë dalë në ankand vitet e fundit: në vitin 2008, për shembull, "Keep it Spotless" u shit për 1.8 milion dollarë, një rekord që u thye rreth një vit më parë nga shitja e pikturës që paraqet Parlamentin britanik, ku deputetët janë të gjithë shimpanze, për të cilën u arrit shuma 11,1 milionë euro në 13 minuta. Pak më e ulët, por akoma shumë e lartë, vlera e veprës së fundit në ankand, saktësisht një muaj më parë: "Më trego Monet" (e cila frymëzohet nga pellgu me zambakë ujit i Monet) u shit me 8.4 milionë euro.
Sipas shtëpisë holandeze të ankandeve Hessink, e cila e shiti veprën "Zogu me granatë", vjen nga koleksioni privat i Jamie Wood, djalit të kitaristit të Rolling Stones, Ron Wood. Në të vërtetë është pjesë e një shitjeje më të madhe në të cilën Jamie, 45 vjeç, ka vendosur të nxjerrë në ankand disa kujtime të Rolling Stones, për një vlerë totale prej 1.5 milion paund. Midis këtyre janë kitara e Ron Wood, kostumet skenike, fotot dhe videot e bendit në studio, në skenë dhe madje edhe në jetën e tyre private, por edhe objekte shumë më kurioze, siç është koleksioni i thikave të Keith Richard.



