Balerinat e Operës së Parisit protestojnë për pensionet

Balerinat e Operës së Parisit protestojnë për pensionet

Balerinat franceze të veshura me tutu të bardhë interpretuan skena nga baleti "Liqeni i Mjellmave" përpara Operës së Parisit të martën në shenjë proteste kundër planeve të presidentit Emmanuel Macron për të hequr përfitimet e tyre të pensionit.

Të mbështetura edhe nga muzikantë të Orkestrës Simfonike e Parisit, balerinat interpretuan për rreth 20-minuta para qindra shikuesve, disa prej të cilëve mbanin në duar pankartat me mbishkrimin "Kultura në rrezik".

Kërcimtarët e Operës në Paris kanë një plan pensioni që daton nga shekulli XVIII, i cili përfshin të drejtën për të dalë në pension me pension të plotë që në moshën 42-vjeçare, dy dekada më parë se punëtori mesatar. Çka do të thotë se i humbasin këto përfitime nëse Macron vijon me rregullimin ndryshimet për pensionin, sipas të cilave punëtorët duhet të qëndrojnë në forcën e punës deri në 64 vjeç dhe të balancojnë buxhetin e pensioneve.

"Ne fillojmë vallëzimin klasik në moshën 8 vjeçare. Në vitet e vona të adoleshencës, ne marrim lëndime të përsëritura. Kur mbushim  42 vjeç, tashmë vuajmë nga artriti, fraktura stresi, hernie etj.”, tha balerina Heloise Jocqueviel. "

"Është e vështirë të ruash një nivel të përsosmërisë deri në 42, por 64 duket e pamundur."

Kërcimtarët kanë qenë në grevë së bashku me punonjësit e tjerë të sektorit publik, përfshirë interpretues të shtetit “Comedie Francaise”, që nga 5 dhjetori. Dhjetëra shfaqje janë anuluar.

Opera e Parisit ka humbur rreth 8 milionë euro nga uljet e çmimeve të biletave. /Reuters/

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy