Sopik, kisha “Fjetja e Shën Mërisë” drejt restaurimit

Sopik, kisha “Fjetja e Shën Mërisë” drejt restaurimit

Kisha “Fjetja e Shën Mërisë” në Sopik, një prej objekteve më të rralla të artit mesjetar në vend, do t’i nënshtrohet restaurimit.

Projekti prej 11 milionë lekësh parashikon konsolidimin e mureve të kishës dhe rindërtimin e çatisë. Ndërhyrja e fundit shpëtuese në çatinë e objektit është bërë mes viteve 1931 dhe 1936. 

Që atëherë kisha pësoi dëmtime të njëpasnjëshme prej lagështirës dhe solli shumë pranë rrezikut të shembjes murin jugor të objektit. 

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka cilësuar këtë kishë si unike dhe ka theksuar se faza e dytë e projektit do të konsistojë në restaurimin e ikonostasit. 

“Është një kishë unikale se ka brenda ikonostasin më të veçantë, një vepër arti e jashtëzakonshme si për detajet, nga pasuria e simbolikës, edhe nga mënyra se si është punuar. Faza e dytë e projektit të ndërhyrjes është pikërisht përgatitja për restaurimin e ikonostasit, që është dhe vepra më e jashtëzakonshme estetike brenda kësaj kishe”, ka deklaruar Kumbaro. Kisha 

“Fjetja e Shën Mërisë” në Sopik është kisha e tretë në qarkun e Gjirokastrës pas asaj të Bënjës dhe Kosinës, që i nënshtrohet restaurimit, brenda tre muajve të fundit. 

Kisha e Sopikut, e shpallur monument kulture në vitin 1963, njihet për ikonostasin e punuar në dru arre në vitin 1836 nga skulptori Nikolla i Bitolës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy