Këshilli i Ministrave vendosi këtë të shtunë krijimin e Komisionit Shtetëror Bashkërendues të Punës për organizimin e aktiviteteve të ceremonialit të homazheve mortore të shkrimtarit Dritëro Agollit.Pjesë e komisionit do te jenë kryeministri Rama, kryeparlamentari Meta, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, kryebashkiaku Veliaj dhe shumë politikanë dhe akademikë të tjerë.



