Artisti i njohur, Kujtim Prodani, është ndarë nga jeta në moshën 57-vjeçare duke humbur betejën me virusin Covid. Lajmin e hidhur e dha përmes një postimi në Facebook i vëllai, Voltan Prodani:
“Fluturon Kujtimi yne i shtrenjte!!!!! Cfare dhimbje.... Nuk mund ta pranoj ... O Zot.... Aty Lart do kesh mbretin dhe mbretereshen tende”.

Më 30 dhjetor ai postoi një foto nga Sanatoriumi, ku ndodhej i shtruar prej disa ditësh për shkak të virusit. Me një foto ku shfaqej me maskën e oksigjenit në fytyrë, Kujtim Prodani shkruante: “Sa miq e sa të afërm na more: o flamë e keqe”.

Kujtim Prodani është këngëtar i njohur i muzikës së lehtë dhe autor i 57 tesksteve këngësh. Në nëntor të 2003-shit, Kujtim Prodani mori pjesë tek Kënga Magjike 2003 dhe që prej atëherë aktiviteti i tij artistik nuk u ndalur për asnjë çast. Ai është djalë i artistëve të mirënjohur Anita Take dhe Agim Prodani.



