Një ekspozitë kushtuar Pinokut, personazhit kryesor në librin “Aventurat e Pinokut” të shkrimtarit italian Carlo Collodi, është hapur në hollin kryesor në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor në Tiranë.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ftoi përmes rrjeteve sociale vizitorët e vegjël dhe jo vetëm në ekspozitën e botës magjike të Pinokut.
“I shtrenjti Pinok”, ekspozita më interesante që ju kanë zënë sytë, kuruar nga Giulio Iacchetti, mirëpret të gjithë vogëlushët të takojnë kukullën e famshme që vjen në jetë dhe përjeton aventura të pabesueshme.
Bashkohuni me ne për një udhëtim të mbushur me fantazi dhe aventura magjike. Ju mirëpresim çdo ditë.
Ekspozita “I shtrenjti Pinok”, në TKOB, mundësohet nga Muzeu i Dizajnit ADI, dhe prezanton 62 projekte të reja nga 31 dizajner dhe 31 grafistë, të realizuara posaçërisht për ekspozitën.
Ajo është e hapur çdo ditë për vizitorët.



