Ka startuar në Korçë edicioni i 27 i festivalit Netët Korçare të Poezisë. Poetë shqiptarë e të huaj, janë pjesë e këtij edicioni qe organizohet në 2 netë me radhë.
Poetja Mimoza Ahmeti tregon se ky eveniment në Korçë i risjell kujtimet pasi është qyteti i gjyshes së saj e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm në edukimin e poetes.
“Është hera ime e tretë në Shqipëri, por e para në Korçë. Ndihem si në shtëpi. Duket se qytetet e botës janë bërë bashkë për të recituar poezinë botërore. Qetësia këtu të fal e të inspiron për më tepër. Jam e nderuar të marr pjesë në këtë aktivitet, duhet që të bëjmë me tepër të tilla evente”, u shpreh Dalila Hiaoui nga Tunizia.
Ky festival ka bërë bashkë më shumë se 40 poetë nga e gjithë bota ku mbrëmjen e sotme do përmbyllet edhe me përzgjedhjen për poezinë më të bukur.



