13-14 Shkurt/ Premiera lirike e “L’Elisir d’amore” në TKOB

13-14 Shkurt/ Premiera lirike e “L’Elisir d’amore” në TKOB

Opera lirike e Gaetano Donizetti-t, “L’Elisir d’amore”, pati premierën mbrëmjen e shkuar në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor. 

Ky produksion i ri u realizua me shumë kujdes dhe dashuri, duke e sjellë veprën në muajin e dashurisë.

Për herë të parë pas 14 vitesh mungesë, “L’Elisir d’amore” rikthehet në TKOB me një produksion tërësisht të ri dhe një lexim të freskët skenik, që zhvendos veprën në një fshat piktoresk bregdetar. Historia e Nemorinos, një djalosh naiv që beson se një eliksir magjik do ta ndihmojë të fitojë zemrën e Adinës, shpaloset përmes muzikës plot dritë të Donizettit dhe një atmosfere të ngrohtë dhe romantike.

Regjisori Riccardo Canessa theksoi se produksioni synon të komunikojë drejtpërdrejt me publikun, duke ruajtur frymën lozonjare të komedisë lirike dhe duke e sjellë veprën më pranë ndjeshmërisë moderne: “L’Elisir d’Amore” është një histori e thjeshtë, por thellësisht njerëzore, ku dashuria, naiviteti dhe shpresa marrin jetë përmes muzikës plot dritë të Donizettit.”

Opera u interpretua nga dy kaste artistësh dhe publiku ndoqi interpretimin e Enkeleda Kamanit në rolin e Adinës, Galeano Salas në rolin e Nemorinos, Davide Luciano si Belcore, baritonin e mirënjohur Gëzim Myshketa në rolin e doktorit Dulcamara, dhe Ana Tafani në rolin e Gianetta. 

Eliksiri shndërrohet në një simbol të shpresës dhe dëshirës njerëzore për t’u ndjerë të dashur dhe të zgjedhur, duke ruajtur frymën e lehtë dhe lozonjare të komedisë lirike.

Opera do të shfaqet edhe në datat 13 dhe 14 shkurt, me fillim prej orës 19:00 në skenën e TKOB.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy