2 shtator 1925/ Arkivat përkujtojnë themelimin e Bankës së Shqipërisë 

2 shtator 1925/ Arkivat përkujtojnë themelimin e Bankës së Shqipërisë 

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, ka sjell sot në vëmendje 2 shtatorin e vitit 1925, përkatësisht themelimin e Bankës Kombëtare të  Shqipërisë, me qendër në qytetin e Durrësit.

Sipas Arkivave, kjo bankë vinte si një nevojë e menjëhershme pas Pavarësisë së vendit, kohë kur në tregun shqiptar kishin filluar të shfaqeshin filiale bankare të shteteve të ndryshme, të cilat kryesisht kishin shtrirje lokale dhe nën patronazhin e bashkive përkatëse. Bisedimet për krijimin e Bankës Kombëtare filluan që në vitin 1921, me ekspertet më të mirë të kohës të dërguar nga Lidhja e Kombeve. Ekspertet e panë të udhës që Banka Italiane do të mundej më mirë të ishte tutori i krijimit të bankingut shqiptar.

Bisedimet dypalëshe u finalizuan pas 4 vjetëve me hapjen e bankës. Për palën shqiptare marrëveshjen e nënshkroi Mufid Libohova dhe për atë Italiane Mario Alberti.

Komiteti Administrativ do të kishte qendrën në Romë dhe paraja që do të emetohej në shkurt të vitit 1926, do të ishte “frangu i arit”, me nënfishat e tij, “lekë”.

Kapitali i bankës do të ishte 12.500.00 franga ari dhe do të derdhej sipas nevojave të bankës. 

Vetëm në vitin 1938, pala Italiane që mbizotëronte në terma aksionesh, vendosi që godina e re e bankës duhet të ndodhej pranë kryeqytetit dhe jo më në Durrës, në një ndërtesë të projektuar nga arkitekti Morpurgo.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ofron dy imazhe të Bankës Kombëtare të Shqipnis, përkatësisht në vitet 1928, dhe 1940, një relacion të shkurtër mbi bankingun shqiptar, si edhe dekretin për krijimin e bankës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy