
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, solli në vëmendje 7 majin e vitit 1947, datë kur ndërroi jetë Jani Minga.
Në vitin 1912 mori pjesë në Kuvendin Kombëtar dhe nënshkroi Deklaratën e Pavarësisë. Me hapjen e shkollës së Vlorës, u emërua drejtor i saj.
U bashkua në radhët e çetës së Semanit në luftën e Vlorës të vitit 1920.
Minga pati nderin e përveçëm të mbante fjalën e fitores në sheshin “Pavarësia”.
Në vitin 1922 mori pjesë në kongresin e arsimtarëve në Tiranë.
Ai qëndroi përkrah Nolit gjatë kryengritjes së qershorit 1924 dhe mbajti fjalën e rastit kur trupat kryengritëse hynë në Tiranë. Vite më vonë iu përkushtua arsimit, si mësues e inspektor.
Gjithashtu, Minga organizonte aktivitete me frymë patriotike.



