
Shtëpia-muze e gjuhëtarit Kiostandin Kristoforidhi në Elbasan, i ka shpëtuar rrënimit.
Ministrja e Kulturës Elva Margariti njofton se punonjësit e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, Korçë kanë nisur restaurimin e shtëpisë së gjuhëtarit dhe patriotit të shquar, në lagjen “Kala” në Elbasan.
Objekti paraqiste problematika të shumta, por tashmë kanë përfunduar ndërhyrjet në gjithë sipërfaqen e çatisë, dyshemesë dhe pastrimin e vegjetacionit.
Më tej do të vijohet me përforcimin e shkallëve dhe restaurimin e portës hyrëse për ta bërë këtë objekt funksional.



