19-20 qershor, “Xixëllonja Fest” ndez Beratin me muzikë, art dhe traditë

19-20 qershor, “Xixëllonja Fest” ndez Beratin me muzikë, art dhe traditë

Fundjava në Berat premton atmosferë festive dhe aktivitete për të gjitha grupmoshat. 

 

Më 19 dhe 20 qershor, qyteti i një mbi një dritareve mirëpret “Xixëllonja Fest”, një event që ndërthur muzikën, artin, traditën dhe kulturën lokale.

 

Për dy net me radhë, qytetarët dhe vizitorët do të kenë mundësi të shijojnë koncerte live, aktivitete kulturore, panaire artizanale dhe programe argëtuese të menduara për të gjithë familjen.

 

Në skenën e festivalit do të performojnë këngëtarët e njohur Eranda Libohova, Era Rusi, Ylli Baka, Lorenc Hasrama, Eneda Tarifa dhe Spaska Band, të cilët do të sjellin një repertor të larmishëm muzikor për publikun.

 

Festivali do të ofrojë gjithashtu një kinema verore nën qiell të hapur, ku të pranishmit do të mund të shijojnë projeksione filmike në një atmosferë unike.

 

Një tjetër pikë tërheqëse do të jenë shfaqjet vizuale dhe projeksionet artistike të realizuara në hapësirën e Portës së Pashait, duke i dhënë qytetit një dimension të veçantë artistik gjatë mbrëmjeve të festivalit.

 

Vizitorët do të kenë mundësi të eksplorojnë stendat me produkte tradicionale të zonës, gatime karakteristike dhe punime artizanale, që promovojnë trashëgiminë kulturore dhe kulinare të Beratit.

 

Ndërkohë, për fëmijët janë organizuar lojëra dhe aktivitete të shumta argëtuese në lulishten pranë Pallatit të Kulturës, duke e kthyer “Xixëllonja Fest” në një destinacion familjar për të gjithë fundjavën.

 

Me muzikë, traditë, art dhe argëtim, “Xixëllonja Fest” synon të sjellë një atmosferë të veçantë verore dhe të promovojë vlerat kulturore e turistike të Beratit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy