“Mbjellja e pemëve” është filmi shqiptar që do të shfaqet në datën 25 maj në festivalin prestigjioz të të Kanës.
Një ekranizim i dramës së burgimeve dhe torturave të periudhës së komunizmit me pjesëmarrjen e emrave të njohur të kinematografisë si Guljem Radoja dhe Luiza Xhuvani.
I ftuar në MCN TV, regjisori i filmit, Fabio Seferi tregoi procesin e xhirimit që është zhvilluar gjatë pandemisë.
Ndërsa për të ndjerin Guljem Radoja ky produksion do të mbetej cak- u i fundit i karrierës së tij.
“Mbjella e pemëve” është realizuar me mbështetjen e Qendrës kombëtare të Kinematografisë, ndërsa skenari mban firmën e Ylljet Aliçkës.



