
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka ftuar qytetarët dhe turistët që gjatë këtij sezoni veror, të vizitojnë Parkun Arkeologjik Kombëtar të Apolonisë.
Margariti ka theksuar në një postim në rrjetet sociale se, “gushti është muaji i familjes dhe pushimeve së bashku”.
Parku Arkeologjik Kombëtar i Apolonisë është një mundësi për të njohur trashëgiminë kulturore si një mbivendosje qytetërimesh dhe kulturash, që i kanë mbijetuar shekujve.
Margariti ka deklaruar më herët se numri i vizitorëve në objektet e trashëgimisë kulturore u dyfishua në krahasim me një vit më parë.
Parku Arkeologjik i Apolonisë është një monument i trashëgimisë kulturore, afër Pojanit, në qarkun e Fierit.



