Vepra satirike e Gjergj Fishtes “Te porta e Parrizit”, shfaqet në Lezhë

Vepra satirike e Gjergj Fishtes “Te porta e Parrizit”, shfaqet në Lezhë

Në kuadër të “Tetorit Fishtjan” për të nderuar trashëgiminë e pavdekshme të At Gjergj Fishtës, një tjetër vepër e Fishtës, satira “Te porta e Parrizit” përmbylli me sukses aktivitetet e mbajtura në kuadër të këtij muaji artistik. 

Kjo shfaqje u realizua me mjeshtëri nga tre të rinj të talentuar lezhjanë, Leandro Malshi, Donald Lleshi dhe Sidrit Mergjyli, si dhe me pjesëmarrjen e aktorit të njohur Kol Kunora.

Regjia u vu në skenë nga Alket Bushi, ndërsa skenografia u realizua nga Ymer Metalija, nën kujdesin e Drejtorisë së Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore.

Salla “Djemtë e Detit”, në Pallatin e Kulturës “Ded Ndue Lazri”, u shndërrua në një skenë të gjallë dhe plot energji, ku satira fishtjane mori jetë përpara publikut lezhjan, duke personifikuar me mjeshtëri figurat simbolike që trokasin në portën e Parajsës e përballen me realitetin e ashpër të shoqërisë njerëzore.

Përmes gjuhës së pasur të gegnishtes, Fishta ironizon hipokrizinë, korrupsionin dhe mungesën e moralit që karakterizonin kohën e tij, por që gjejnë jehonë edhe në realitetin e sotëm. Aktorët e përfshirë në këtë projekt e konsideruan interpretimin e vargjeve të Fishtës si një nder dhe përgjegjësi të veçantë, që i shtyu të jepnin më të mirën në skenë.

“Te porta e Parrizit” dëshmon se satira dhe fjala e Fishtës mbeten po aq të fuqishme dhe aktuale sa në kohën kur u shkruan.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy