Përse takojmë gotat kur ngremë dolli?

Përse takojmë gotat kur ngremë dolli?

Përplasja e gotave është një veprim i zakonshëm sidomos kur dëshirojmë të ngremë dolli. Pavarësisht se ky veprim bëhet shumë natyrshëm, ka një origjinë tejet të çuditshme që ndoshta nuk e dinit.  

Pavarësisht se origjina e kësaj tradite nuk është shumë e qartë, versioni më i njohur dhe i cili përmendet më shpesh vjen nga shekulli i 4 para Krishtit në Romën e lashtë.  

Sipas të dhënave, që ekzistojnë për këtë periudhë kohore, ishte shumë e përhapur, që gjatë festimeve të mëdha nëse përpiqej dikush të asgjësonte një armik, mundohej t'i helmonte pijen.  

Duke pasur parasysh këtë veprim, që i bënte të gjithë mbretërit dhe fisnikët të ishin dyshues për këdo, lindi një traditë e re, dollia. Pjesëmarrësit në festime, si simbol besimi vendosën të përplasnin gotat fort me njëri-tjetrin, duke bërë kështu, që pija që ndodhej nëpër gota të ndryshme të përzihej.  

Në këtë mënyrë bëhej e qartë, që nuk ishte dëshira e askujt të helmonte dikë, pasi ata që ngrinin dolli ishin duke pirë të njëjtën gjë.  

Sipas opinioneve të disa historianëve të tjerë, dollia ka nisur si praktikë në mesjetë, por me të njëjtin qëllim si në hipotezën e mëparshme. 

Një tjetër hipotezë thotë, që kjo praktikë ka lindur në shoqërinë e Greqisë së lashtë, pasi atje ishte tepër e zakonshme që të organizoheshin festa të mëdha. Madhësia e atyre festave ishte  e atillë që, pjesëmarrësit në festë para se të fillonin të festonin, të hanin e të pinin, i përplasnin gotat me njëri-tjetrin, në mënyrë, që të tërhiqnin vëmendjen e shërbyesve, që kishte ardhur koha të mbusheshin sërish gotat./Culturizando/ 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy