Konsiderohet si një nga rock star-ët më të mirë të të gjitha kohërave dhe bashkë me Led Zeppelin ka bërë historinë e muzikës për dekada, Robert Plant është përfundimisht “zëri që nuk plaket kurrë”. Plant do të rikthehet në skenën e Desert Trip Festival që do të mbahet në Kaliforni gjatë këtij viti dhe ky lajm ka elektrizuar fans - at e tij të panumërt që me siguri “do të jepnin njërin sy” vetëm për të qenë prezentë.
Revista e Rolling Stone e ka konsideruar si frontman-in më të mire të të gjitha kohërave dhe kjo video e performances së tij (me këngën e Led Zeppelin Whole Lotta Love) gjatë vitit 2013 në Chicago e tregon qartazi arsyen e këtij vlerësimi. 68 - vjeçari Plant ende di të habisë me zërin dhe performancën e tij.



