
Dita Botërore e Picës festohet çdo vit më 17 janar, që kur arti kulinar tradicional i picës napolitane u njoh nga UNESCO si një trashëgimi kulturore e njerëzimit.
Disa mendojnë se vetë fjala vjen nga 'pita' e Greqisë së Lashtë, por sërish fjala “pizza” ka dalë për herë të parë në shekullin e dhjetë në Gaeta, jo larg nga qyteti i Napolit.
Pikërisht në Napoli në 1889 picieri Raffaele Esposito shpiku picën më të njohur në Botë, Pica Margherita, për nder të mbretëreshës Margherita e Savojës, që kishte bashkuar mbretëritë dhe principatat e shumta italiane në një shtet të vetëm.
Picieri napolitan shpiku një recetë të thjeshtë, me mocarela, domate dhe borzilok, që mbanin ngjyrat e flamurit të ri të Italisë.
17 janari, është vendosur si dita e shënuar nga tradita napolitane.
Data përkon me vdekjen e Shën Andonit, patronit të zjarreve dhe të furrave.
Në këtë ditë, tradicionalisht bukëpjekësit nuk punonin me orare të zgjatura dhe bashkë me familjen ndiznin një zjarr fatsjellës, kryesisht me drurin që vinte nga pemët e vitit te ri të atij viti.
Biznesi i picave gjeneron çdo vit më shumë se 120 miliardë dollarë, 13% e amerikanëve e konsumojnë një herë në ditë
Sot pica është një pjatë e vërtetë.



