Meta uron Kadarenë në 84-vjetorin e lindjes: Simboli i vokacionit tonë perëndimor

Meta uron Kadarenë në 84-vjetorin e lindjes: Simboli i vokacionit tonë perëndimor

Presidenti Ilir Meta uroi sot shkrimtarin e madh, Ismail Kadare në 84-vjetorin e lindjes.

“Gjeniu i letrave dhe i mendimit shqiptar, simboli i vokacionit tonë perëndimor, Ismail Kadare, kolosi krijues me përmasa botërore, që na bën krenar të gjithëve, feston sot 84-vjetorin e lindjes”, u shpreh Meta.

Në këtë datë të shënuar, jo vetëm për të dhe familjen e dashur Kadare, por për mbarë kombin shqiptar, Presidenti i shprehu shkrimtarin Ismail Kadare, urimet më të përzemërta, shëndet e jetë të gjatë dhe suksese të reja në krijimtarinë e tij të ndritur.

Ismail Kadare, poet e prozator dhe një nga përfaqësuesit më të shquar të letërsisë shqiptare feston sot 84-vjetorin e lindjes. Ai është një ndër personalitet qendrore të kulturës shqiptare të gjysmës së dytë të shek. XX.

Veprat e tij janë përkthyer e botuar në mbi 45 gjuhë të huaja dhe është shkrimtari shqiptar më i njohur në botë. Që nga vitin 1994 Ismail Kadare është anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës. Ai është laureat i shumë çmimeve. Në 2005, Ismail Kadare fitoi çmimin “The Booker Prize Man”. Ismail Kadare është dekoruar me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrin “Kryqi i Legjionit të Nderit”, si dhe me mirënjohje të tjera

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy