Tetori i librit/ Margariti takim në QKL: Njerëzit e letrave e kanë tashmë një “shtëpi”

Tetori i librit/ Margariti takim në QKL: Njerëzit e letrave e kanë tashmë një “shtëpi”

Në kuadër të Tetorit, muajit të Librit, i cili e lidh lexuesin më shumë me librin dhe nevojën që ata kanë për t’u mbështetur te leximi, ministrja e Kulturës, Elva Margariti mori pjesë sot në një dialog të hapur mes shkrimtarëve dhe studiuesve në hapësirat e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit.

“Çdo ftesë për të takuar njerëz të librit, shkrimtarë, botues, përkthyes është gjithnjë e mirëpritur. Këta “gardianë të gjuhës”, siç thotë poeti Laureat, Rudolf Marku na ndërgjegjësojnë dhe na ulin me këmbë në tokë për rolin që politika duhet të ketë përballë librit”, tha Margariti.

Ministrja Margariti u shpreh se tashmë Qendra Kombëtare e Librit, ka treguar më së miri se adhuruesit dhe krijuesit e kanë një shtëpi takimi.

“Ngritja e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit i ka dhënë një frymëmarrje librit e të gjithë biem dakord që tashmë njerëzit e letrave e kanë një “shtëpi”, ndonëse problemet me të cilat ata përballen çdo ditë janë të shumta. Jam gjithnjë e hapur për të dëgjuar mendimet, por edhe ndihmën e tyre, me qëllim zgjidhjen e problemeve që ka libri, në atë procesin e gjatë e të vështirë, që nga krijimi deri te lexuesi”.

Pjesë e takimit të sotëm ishin diskutimet mbi statusin e shkrimtarit, intelektualit dhe artistit sot në shoqëri dhe sa i ndihmuar është ky status nga institucionet dhe si i menaxhohen vlerat më të mira.

Tetori është një muaj, i cili e lidh lexuesin më shumë me librin dhe nevojën që ata kanë për t’u mbështetur te leximi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy