Kirk Douglas, një nga veteranët e Hollivudit, me një karrierë disa dekadëshe dekada, ka ndërruar jetë në moshën 103 vjeç. Lajmi i konfirmua nga djali i tij, aktori Michael Douglas.
"Për botën ai ishte një legjendë, një aktor nga epoka e artë e filmave që jetoi në vitet e tij të arta, një humanitar që iu përkushtua drejtësisë dhe kauzave në të cilat ai besonte për të vendosur një standard që ne të gjithë të tjerët e aspirojnë", shkroi i biri në një postim në Facebook.
Douglas fitoi famë me filmin “Kampion”, në vitin 1949, ku ai demonstroi kompleksitetin e presonazhit të tij antihero. Ai vazhdoi të luante role të tilla dhe u bë i njohur për thellësinë e interpretimit dhe gamën e gjerë të roleve, sipas Institutit Amerikan të Filmit.
Douglas do të merrej me shumë aspekte të krijimit të filmit, duke krijuar kompaninë e tij të prodhimit në vitin 1955. Ai prodhoi dhe luajti në filmin e Stanley Kubrick, në 1957, “Paths of Glory” dhe në “Sppartaku”, në 1960.
Aktori mori vlerësime të ndryshme për bashkëpunimin me skenaristin Dalton Trumbo, i cili qe etiketuar si komunist dhe në listën e zezë gjatë gjyqeve të McCarthy.
Në vitet 1950 dhe 1960, ai punoi me disa nga yjet femra të Hollyëood-it, si Lauren Bacall, Doris Day dhe Eve Miller.
Douglas fitoi çmimin e karrierës nga American Film Institute dhe është nominuar disa herë për një çmim Academy.
Ai fitoi një Oscar në 1996.
Ylli i tij u vendos në Bulevardin e Famës në 1960.



