Frymëzuar nga kryevepra e impresionistit francez Claude Monet, "Pellgu i zambakut të ujit, harmonia e gjelbër", autoritetet e Shanghai po ndërtojnë një bibliotekë të re për fëmijët, e cila pritet të hapet në gjysmën e dytë të vitit 2021.
Me më shumë se gjysmë shekulli histori, Biblioteka e Fëmijëve të Shanghai filloi punën në një lokacion të ri në vitin 2018. Veshja e çeliktë të ndërtesës u përfundua në fillim të kësaj jave, megjithë vonesat në projekt për shkak të situatës së COVID-19.
Biblioteka e re në formë harku, e vendosur brenda një parku të madh, zë një sipërfaqe prej 16 000 metrash katrorë dhe do të ketë një koleksion prej mbi 800 000 librash në dispozicion të miliona fëmijëve që jetojnë në qytet, tregon “Ansa”.
Dizajni i brendshëm i strukturës është frymëzuar nga "Biblioteka e Babelit", një histori fantastike e shkrimtarit dhe poetit argjentinas, Jorge Luis Borges. Raftet e rrumbullakosura dhe shkallët spirale do të krijojnë kështu një hapësirë të madhe leximi të hapur për të gjithë fëmijët.



