Shkrimtarja franceze Brigitte Giraud fiton çmimin Goncourt për vitin 2022

Shkrimtarja franceze Brigitte Giraud fiton çmimin Goncourt për vitin 2022

Brigitte Giraud është fituesja e çmimit Goncourt 2022 me 'Vivre vite'. Emri i saj doli pas votimit të 14-të në restorantin Drouant në Paris.

Shkrimtari italo-zviceran Giuliano da Empoli, në garë në finale me 'Le Mage du Kremlin', e humbi për një numër të vogël votash vendin e fituesit.

Romani i vlerësuar me Goncourt është një homazh i shkrimtares për bashkëshortin e saj, i cili vdiq në një aksident mbi njëzet vjet më parë.

Franceze me origjinë algjeriane, e lindur në vitin 1966 në Sidi Bel Abbes, Brigitte Giraud ka botuar disa romane ndër vite edhe pse ajo është ende pak e njohur për publikun e gjerë.

Ajo ka mbaruar studimet për gjuhë (anglisht, gjermanisht, arabisht), më pas ka kaluar te përkthimi, gazetaria, një eksperiencë e shkurtër në fushën e industrisë, deri te një karrierë letrare. Sot karriera e saj vuloset me çmimin Goncourt.

Brigitte Giraud është shkrimtarja e 13-të që fiton atë që konsiderohet si një nga çmimet letrare më të lakmuara në botë.

Gruaja e fundit që u nderua me çmimin Goncourt, në vitin 2016, ishte autorja franko-marokene Leila Slimani për "Chanson Douce".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy