
Grupi muzikor Italian “Aperitivo Italiane” solli në skenën artistike në Gjirokastër, muzikën italiane jazz.

Tre pjesëtarët e grupit interpretuan pjesë të ndryshme muzikore ndërsa koncerti u ndoq me interes nga artdashësit.
Artistët Alesandri Vuono, Francesko Klemente dhe Marko Rosin, sollën përshtypjen që morën në skenën artistike nga publiku në Gjirokastër.
Ishte një publik i mrekullueshëm këtë mbrëmje , artdashës të interesuar, të cilët ndoqën plot interes koncertin duke na duartrokitur në momente të veçanta, ja kaluam me të vërtetë mirë, u argëtuam dhe shpresoj të rikthehemi.
Për ne ishte me të vërtetë diçka e bukur të vinim ne vendin tuaj sepse me popullin shqiptar kemi marrëdhënie të veçanta, ne jemi nga Jugu i Italisë kështu që gjithmonë kemi patur një raport të afërt me Shqipërinë. Ishte diçka emocionuese të ndjeje dhe shikojë publikun, i cili nën zë na shoqëronte duke kënduar gjatë interpretimit tonë.
Faleminderit për mikpritjen, ishte diçka e veçantë të interpretonim në këtë teatër plot me spektatorë, dhe që na shoqëruan ngrohtësisht siç dini të prisni ju, dje ishim në Vlorë dhe atje ishte një eksperiencë e bukur dhe e sotmja sot në Gjirokastër ishte e mrekullueshme.
Në prag të festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri në Gjirokastër , zhvillimi i këtyre aktiviteteve ka ne fokus gjallërimin e qytetit si për jetën artistike edhe te sektorit te turizmit.



