Përplasje fizike ne ish-kolegen? Enxhi Nasufi: E shëmtuar, ja e vërteta!

Përplasje fizike ne ish-kolegen? Enxhi Nasufi: E shëmtuar, ja e vërteta!

Programi “Me prit të dielën” me Ermal Peçi vazhdon të jetë takimi ku personazhet e ekranit jo vetëm rrëfehen, por ndajnë edhe të pathënat nga jeta e tyre publike. 

 

E radhës ishte Enxhi Nasufi, e cila ndau për herë të parë detaje nga largimi i saj nga programi i mëngjesit në Top Channel.

 

Pyetjes së Ermalit se publiku duhet të dijë të vërtetat rreth përplasjes fizike (siç u aludua) me kolegen e saj, Enxhi zgjodhi t’i përgjigjet:

 

E vërteta është kjo: në punë ka konflikte, debate. Konfrontime fizike? Kurrë. U mërzita në fillim kur lexova këtë gjë, është e shëmtuar. Nuk e doja këtë lloj vëmendjeje.

Por a komunikon ajo sot me ish-kolegën, Neada Muça? “A përshëndetesh ti me atë sot, p.sh. nëse je në të njëjtin ashensor me të?” – pyeti Ermali.

Jo. Për një arsye shumë të thjeshtë: unë i vlerësoj shumë njerëzit kur ulen me këmbë në tokë, të vijnë përballë e të komunikojnë me transparencë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy