Në një bisedë në studion e MCN Informacion, orientalisti Ermal Bega, u ndal te identiteti fetar i shqiptarëve. Bega tha se Europa i ka parë me sy tjetër shqiptarët, pikërisht për shkak të tij.
Bega theksoi se islami është një sistem vlerash që është pranuar në masë nga shqiptarët dhe po zgjerohet.
Në kohët moderne na lind një identitet i ri: ai europian. Pas viteve 1950 me themelimin e BE, lindi ideja e zgjerimit. Deri më sot kemi këto identitete: shqiptar autentik, që na mbledh në një gjuhë e kulturë; identiteti fetar që e kemi zgjedhur gjatë historisë dhe ai europian.
Shumica e shqiptarëve sot në Europë njihen ose për drogë ose për mafia. Por në të njëjtën kohë kemi një komunitet të madh intelektualësh shqiptarë në Europë, që kanë ecur përpara. Pse Europa nuk na ka dashur? Le të kthehemi te Fishta që e ofendonte për ndarjen e trojeve shqiptare.
Përderisa ne Europa politike na i ka ndarë trojet, atëherë është një pikë e mangët e sistemit politik europian. Edhe identiteti fetar i shqiptarëve ka qenë pengesë, sepse Europa është e krishterë. Duke pranuar islamin në shumicë, kjo është bërë një halë në sy për Europën, që na ka vënë kushte, marrim parasysh këtu që ne kemi edhe probleme me ligjin, të drejtat e njeriut etj.
Unë kam vizituar të gjitha kishat e Tiranës, kam lexuar Biblën, por e ndjeva se për mua islami është feja më e mirë. Islami është i tillë për të gjithë botën.
Është një sistem që ne e kemi pranuar me vullnet, shumica i përket identitetit fetar islam. A është një gabim? Është një e vërtetë që ne e shikojmë në të gjitha trojet shqiptare.



