
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti inspektoi sot gërmimet e reja tek mozaiku i Tiranës.
Margaritit bëri të ditur se nga gërmimet del se datimi i banimit të kësaj hapësire, vlerësohet të jetë fundi i shekullit I.
“Të gjithë e njohim si mozaiku i Tiranës, por ai është shumë më shumë se aq. Gërmimet e reja jo vetëm po konturojnë më qartë vilën romake dhe të gjitha hapësirat e saj, por shtyn deri në fund të shek. I datimin e banimit të asaj hapësire.
“Me Olsin dhe Maringlenin (Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Tiranë) ishim sot në territorin ku po gërmojnë bashkë me specialistët edhe studentët e Fakultetit Histori-Filologji, UT, të cilët kanë fatin jo vetëm të specializohen dhe të pajisen me certifikata, por edhe të marrin pjesë një proces me rëndësi për historinë e qytetit”, theksoi ministrja.
Ministrja shprehu bindjen që përfundimi i gërmimeve, do të sjell rezultate të favorshme për historikun e Mozaikut.
“Presim që me përfundimin e gërmimeve dhe dokumentimin e procesit dhe të objekteve, të dalin rezultate mbresëlënëse”, tha ministrja Margariti.






