Shën Sofia drejt kthimit në xhami

Shën Sofia drejt kthimit në xhami

Gjykata më e lartë e Turqisë revokoi sot një vendim të qeverisë së vitit 1934, me të cilin kisha e Shën Sofisë ishte kthyer në muze. Në këtë mënyrë, vendimi i gjykatës hap rrugën që ndërtesa të kthehet sërish në xhami.

Këshilli i Shtetit vendosi në favor të një shoqate fetare që prej kohësh e ka sfiduar statusin e muzeut që Shën Sofia gëzonte, duke argumentuar se ndërtesa ishte pronë personale e Mehmed II, sulltanit osman, forcat e të cilit pushtuan Kostandinopojën në vitin 1453.

Vendimin e gjykatës e pasoi një dekret i presidentit Erdogan, i cili në mënyrë përfundimtare i heq ndërtesës statusin e muzeut, duke e kthyer në xhami. Dekreti ishte i pritshëm duke ditur qëndrimin pro heqjes së statusit, që ka mbajtur Erdogani, pavarësisht kritikave ndërkombëtare.  

Shën Sofia është sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, pjesë e pronës "Zonat Historike të Stambollit".

"Një shtet duhet të sigurojë që asnjë modifikim të mos i bëhet vlerës së jashtëzakonshme universale të pasurisë së gdhendur në territorin e tij. Çdo modifikim kërkon njoftimin paraprak nga shteti në fjalë në UNESCO dhe pastaj, nëse është e nevojshme, ekzaminim nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore", thuhet në një deklaratë që lëshoi po sot agjencia e Kombeve të Bashkuara, në lidhje me rastin.

Kisha ortodokse e Shën Sofisë u shndërrua në xhami nga turqit otomanë pas rënies së Kostandinopojës (Stambollit të sotëm) në vitin 1453. Xhamia u kthye në muze në vitin 1935.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy