Aplikacioni “Muzetë e Krujës” -vizitë virtuale mes thesareve të trashëgimisë

Aplikacioni “Muzetë e Krujës” -vizitë virtuale mes thesareve të trashëgimisë

Tashmë, prej disa kohësh, shumë muze në vend janë duke përdorur aplikacione për t’u mundësuar vizitorëve të shijojnë thesaret e tyre përmes internetit, një mundësi kjo e nxitur edhe nga masat kufizuese dhe mënyrën e re të jetesës që imponoi pandemia COVID-19.

Në mesin e tyre, sot u bë e ditur nga Ministria e Kulturës, se edhe Muzeumet e Krujës tashmë ofrohen falas për t’i vizituar online përmes aplikacionit “Muzeumet e Krujës”.

“Kudo që të jeni, muzeumet e Krujës, këtij qyteti me simbolika të forta kombëtare, i keni vetëm një klik larg. Një ftesë për t’i shijuar nga afër. Shkarkoni falas aplikacionin “Muzeumet e Krujës” për platformat Android dhe iOS”, informoi sot ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Pjesë e planit strategjik për periudhën 2019- 2025, aplikacionet janë shtrirë edhe në muzeumet e Krujës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy