Kalaja e Borshit i nënshtrohet mirëmbajtjes

Kalaja e Borshit i nënshtrohet mirëmbajtjes

Fshati Borsh që bën pjesë në bashkinë e Himarës, nuk është vetëm për turizëm bregdetar por dhe historik e kulturor. Në majë të fshatit të Borshit ndodhet Kalaja e Borshit apo siç njihet në histori si kalaja e Sopotit, prej nga mund të shohësh bukurinë e peizazhit nga lart.

Së fundi, Kalaja së Borshit i është nënshtruar pastrimit e punëve të tjera të mirëmbajtjes nga punonjësit e DRTK Vlorë, ka bërë të ditur ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Margariti theksoi se, “punonjësit e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë ( DRTK Vlorë ) kujdesen për çdo monument kudo që ato ndodhen. Ishte radha e Kalasë së Borshit për t’iu nënshtruar pastrimit e punëve të tjera të mirëmbajtjes”.

Kalaja e Borshit ndodhet 500 m mbi nivelin e detit dhe daton rreth shekullit IV-III p.k. Kodra e Sopotit, mbi të cilën ngrihet kalaja, ndodhet në veri të fshatit Borsh dhe në perëndim të Fterrës.

Nga ana Perëndimore mali formon disa tarraca natyrale, ku duken një sërë tepricash të godinave mesjetare.

Borshi është vetëm 17 km larg Himarës dhe ka vijën bregdetare më të gjatë të Jonit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy