Baraka Obama boton vëllimin e parë me kujtime

Baraka Obama boton vëllimin e parë me kujtime

Vëllimi i parë i kujtimeve të shumëpritura të ish-presidentit amerikan Barack Obama “Një tokë e premtuar” do të dalë sot në treg.

Në libër tregohet për vendimin për të vrarë Osama bin Laden, krizën globale financiare dhe Deepwater Horizon.

Libri përshkruan arsimimin politik të Obamës dhe udhëtimin e tij për t’u bërë presidenti i 44-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe momentet historike të mandatit të parë të presidencës së tij historike, ka njoftuar botuesi ”Penguin Random House” në një deklaratë.

“Jam përpjekur t’u jap lexuesve një kuptim të udhëtimit personal që kemi kaluar unë dhe Michelle gjatë atyre viteve në Shtëpinë e Bardhë”, tha Obama.

Libri me 768 faqe do të dalë në të njëjtën kohë në 25 gjuhë dhe do të jetë gjithashtu i disponueshëm si një libër audio i lexuar nga ish-udhëheqësi.

Një datë e lëshimit për vëllimin e dytë dhe të fundit nuk është caktuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy