Ndërron jetë kompozitori me famë botërore Penderecki

Ndërron jetë kompozitori me famë botërore Penderecki

Fituesi i çmimit “Gramy” dhe i shumë çmimeve të tjera kompozitori polak me famë botërore, Krzysztof Penderecki, u nda nga jeta sot në Krakow të Polonisë në moshën 86-vjeçare. Lajmi u dha nga shoqata “Ludwig van Beethoven” e drejtuar nga bashkëshortja e tij Elzabieta.

"Kultura polake ka pësuar një humbje të madhe sot", tha Piotr Glinski, Ministri i Kulturës. Penderecki me origjinë armene lëngonte prej disa kohësh për shkak të një sëmundjeje të gjatë.

Lindur në 1933 në Debica të Polonisë Jugore, Penderecki filloi të studiojë violinë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe hyri në Akademinë e Muzikës në Krakow.

Ai fitoi njohje ndërkombëtare në vitin 1961 kur fitoi çimin e Tribunës Ndërkombëtare të Kompozitorëve të UNESCO-s për "Threnoby to the Victims of Hiroshima", një ode muzikore kushtuar viktimave të bombës atomike.

I njohur si një krijues i avangardës së muzikës polake, ai u bë edhe më i njohur për eksperimentimet e ti j të pazakonta në muzikë, duke futur në pjesët e tij klasike zëra njerëzorë, instrumente të pazakonta dhe efekte zanore, duke përfshirë alarme dhe regjistrimin e makinave të shkrimit.

Përgjatë dekadave vijuese, vepra e tij, edhe pse tërësisht moderne, u frymëzua gjithashtu edhe nga muzika e shenjtë.

Kompozimet e tij numërojnë rreth 100 vepra, duke përfshirë 20 pjesë muzike dhome, shtatë simfoni dhe katër opera, të cilat ai i vuri në skenë në të gjithë botën.

Ai gjithashtu kompozoi më shumë se 120 pjesë muzikore për filma të animuar, shfaqje, dokumentarë dhe filma, përfshirë në to për filmin "Wild in Heart" të David Lynch, "The Exorcist" të William Friedkin dhe "The Shining" të Stanley Kubrick.

Puna e tij mbresëlënëse është  nderuar me katër çmime “Grammy”, së fundmi në vitin 2016 për Performancën më të Mirë Korale dhe një çmim “Emmy” në vitin 1995.

Jonny Greenwood, kitaristi i grupit britanik Radiohead, me të cilin Penderecki bashkëpunoi në vitin 2012 shprehu keqardhjen në rrjetet sociale, duke thënë "Penderecki, ishte më i miri, një kompozitor i ashpër e i fortë dhe një njeri i butë, me zemër të ngrohtë. Ngushëllimet e mia për familjen e tij dhe për Poloninë për këtë humbje të madhe për botën muzikore", shkroi ai. / Erina Çoku / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy