Meta propozon: Kërcimi i Tropojës të bëhet pjesë e UNESCO-s

Meta propozon: Kërcimi i Tropojës të bëhet pjesë e UNESCO-s

Presidenti Ilir Meta ka propozuar promovimin e kërcimit të Tropojës me qëllim që të nisë fushata për tu bërë pjesë e UNESCO-s.  Në një postim në facebook kreu i shtetit promovon kërcimin e Tropojës, një pasuri kombëtare që shpalos vlerat patriotike, fisnikërinë dhe krenarinë.

Këto propozime, presidenti Meta i bëri pas pjesmarrjes së djeshme në koncertin recital " Me vallet më të bukura të Tropojës".

"E ku ka më bukur se ta nisësh fundjavën me energjinë e jashtëzakonshme të Kcimit të Tropojës dhe të tropojanëve fisnikë. Shumë i lumtur të merrja pjesë dje në Koncertin recital "Me vallet më të bukura të Tropojës" të Mjeshtrit të Madh, koreografit Skënder Haklaj, ku askush nuk i rezistoi dot valleve e këngëve. Është thelbësore të jemi krenarë për këto thesare të trashëgimisë tonë kulturore, të ruajmë këngët, vallet e traditat dhe t’i trashëgojmë ato brez pas brezi. Kcimi i Tropojës, kjo pasuri kombëtare që shpalos vlerat patriotike, por dhe krenarinë e fisnikërinë e Alpeve tona, e meriton të promovohet më shumë dhe të bëhet pjesë e UNESCO-s"

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy