Te “Shtëpia me gjethe”, hapet ekspozita “Libra të ndaluar në komunizëm”

Te “Shtëpia me gjethe”, hapet ekspozita “Libra të ndaluar në komunizëm”

Një ekspozitë e veçantë kushtuar temës së librave të ndaluar për publikun gjatë komunizmit, u hap për publikun në Muzeun Kombëtar “Shtëpia me Gjethe”.

 E realizuar nga bashkëpunimi mes Bibliotekës Kombëtare me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shtetit në kuadër të “Muajit të Kujtesës” krahas ekspozimit të librave të ndaluar, ekspozita tregon historikun e censurës në Shqipëri përmes dokumenteve arkivore mbi ndalimin e qarkullimit të librave të caktuar, fshirjen e emrave të redaktorëve apo përkthyesve, pezullimin dhe ndalimin e autorëve të shpallur si armiq të regjimit.

Kjo ekspozitë skicon historikun e censurës në Shqipëri përmes dokumenteve arkivore të urdhëresave mbi ndalimin e qarkullimit të botimeve, fshirjen e emrave të redaktorëve ose përkthyesve, hedhjen e librave për karton, pezullimin dhe ndalimin e botimit të autorëve të shpallur si armiq të dënuar nga regjimi i kohës, pastrim të botimeve të elementëve armiq, autorë shqiptarë dhe të huaj, botime brenda Republikës së Shqipërisë por edhe jashtë saj.

Në këtë ekspozitë një hapësirë të veçantë zënë edhe botimet e shtypura në Kosovë nga shtëpia botuese “Rilindja”, të cilat shërbeheshin me autorizime të posaçme nga institucionet studimore, si Anton Pashku, Ali Prodrimja, etj.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për dy javë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy