Javier Bardem në mbrojtje të oqeaneve

Javier Bardem në mbrojtje të oqeaneve

Javier Bardem ka dalë në fushatë për mbrojtjen e oqeaneve. Aktori spanjoll fitues i çmimit “Oscar” mori pjesë në një takim në Pallatin e Qelqtë, teksa zhvillohen negociatata, që zgjasin prej një dekade,  mbi “Global Ocean Treaty” Traktatin Global të Oqeanit, i cili mund të ndihmojë në mbrojtjen e 30% të oqeaneve të botës brenda vitit 2030.

"Oqeanet tona janë në prag të kolapsit dhe të gjithë ne kemi një rol të madh në këtë. Duhet të bëjmë pjesën tonë për të ndaluar procesin", tha Bardem.

Para takimit, Sandra Schoettner, e cila merret me fushatën “Protect the Oceans” të Greenpeace, shpjegoi se: "Qeveritë kanë një mundësi unike për të përmbushur dhe adresuar një nga problemet kryesore të kohës sonë, shkatërrimin e oqeaneve dhe humbjen e madhe e jetës detare. Nuk ka kohë për të humbur, çfarëdo që të ndodhë në këtë takim do të përcaktojë fatin e oqeanëve tanë". /Ansa/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy