Promovohet libri “Kultura e gjuhës sot”, i akademikut Gjovalin Shkurtaj

Promovohet libri “Kultura e gjuhës sot”, i akademikut Gjovalin Shkurtaj

Doli nga shtypi vepra “Kultura e gjuhës sot” e akademikut Gjovalin Shkurtaj

Akademia e Shkencave bën të ditur se libri trajton probleme të mprehta të dukurive aktuale në përdorimin e gjuhës shqipe, nga ruajtja dhe mbrojtja e gjuhës shqipe letrare deri tek gojështhurja dhe mungesa e kujdesit për gjuhën, si dukuri të tranzicionit, që duhet të marrin fund.

Libri “Kultura e gjuhës sot” i akademikut Gjovalin Shkurtaj doli në dritën e botimit, pikërisht në ditët e përkujtimit të 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit. Ky libër vjen mbas shumë librave të mëparshëm të akad. Shkurtaj që kanë si bosht dukuri e probleme aktuale të kulturës së gjuhës.

Akad. Shkurtaj shkruan, se libri mund të shërbejë si bazë për lëndën “Kultura e gjuhës” që është e domosdoshme dhe shpreson të futet si lëndë e re në të gjitha degët e shkollave të larta.

Ai thekson se, qëllimi i kësaj përmbledhjeje studimesh është të shtohet kujdesi për shqipen standarde në përdorimet zyrtare të administratës, të medieve e reklamave, të gazetave e revistave (në letër dhe online) në të gjitha hapësirat shqiptare.

Synimi kryesor është të ritheksojmë, duke sjellë edhe përditësime e të dhëna të reja të kohëve të fundit, se mbrojtja e gjuhës shqipe letrare nuk është censurë, por detyrim e peng moral gjithëkombëtar. Japim, natyrisht, edhe shumëçka nga shkrimet tona të mëhershme për kulturën e gjuhës shqipe dhe kundrime sociolinguistike të vlefshme për njohjen e situatës së sotme të shqipes së shkruar e të folur në Shqipëri dhe në të gjitha trojet apo hapësirat etnike shqiptare e që mund t’u vlejnë studentëve dhe masë së gjerë të lexuesve

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy