Shënohet përvjetori i hapjes së Institutit të parë femëror në Shqipëri, nismë e Sevasti Qiriazit

Shënohet përvjetori i hapjes së Institutit të parë femëror në Shqipëri, nismë e Sevasti Qiriazit

Më 24 maj 1891, u themelua instituti i parë femëror në Shqipëri, “Kyrias”.

Çelja e këtij instituti, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, ishte kurorëzim i përpjekjeve të atdhetares dhe nismëtares së organizimit të arsimit shqip për femra, Sevasti Dako Qiriazi.

DPA thekson se Sevasti Qiriazi ishte gruaja e parë shqiptare që studioi në “Robert College” në Stamboll.

Pas studimeve, në vitin 1891, ajo u kthye në Shqipëri dhe ndihmoi në ngritjen e shkollës së vashave në Korçë. Së bashku me motrën e saj Parashqevi Qiriazin, ishin mësueset e para të shkollës së vajzave që u hap në vitin 1891 në Korçë.

Ka hartuar dhe redaktuar një sërë tekstesh shkollore bashkë me të shoqin, Kristo Dakon. Ka qenë pjesëmarrëse në të dy kongreset e rëndësishme që hodhën themelet e alfabetit dhe arsimit shqiptar, Kongresin e Manastirit dhe atë të Elbasanit.

 Ka bashkëpunuar ngushtë me grupet patriotike shqiptare që gjendeshin jashtë vendit dhe më së shumti me Ismail Qemalin. 

DPA ka publikuar pjesë nga drama “Foleja Kombëtare”, vepër e institutit Kyrias.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy