ASHK mbledhje përkujtimore për ndarjen nga jeta të akademik Ekrem Murtezait

ASHK mbledhje përkujtimore për ndarjen nga jeta të akademik Ekrem Murtezait

Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare akademiku e njohur Ekrem Murtezai.

Në ndërim të veprës së tij akademike, Akademia e Shkencave të Kosovës, ka organizuar mbledhje komemorative me familjarët dhe anëtarët e akademisë, ku u nderua lartë vepra dhe jeta profesionale e profesor Murtezait.

ASHAK-u bën të ditur se akademik Ekrem Murtezai lindi në Gjakovë, ku kreu shkollën fillore dhe mori mësime në Medresenë e Madhe të Gjakovës. Në vitin 1948 u regjistrua në Shkollën Normale të Gjakovës, ndërsa në vitin 1951 u diplomua në Pejë.

Studioi për filozofi në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Beogradit. Pas studimeve deri në fund të viteve ’60 punoi mësimdhënës në shkollën normale dhe në gjimnazin e Gjakovës, ku ishte edhe drejtor. Nga viti 1969 e deri në vitin 1973 ishte në detyrën e këshilltarit të pavarur në Byronë Ekzekutive të Komitetit Qendror të Lidhje Komuniste të Jugosllavisë (LKJ) dhe njëkohësisht edhe shef i kabinetit të Fadil Hoxhës, i cili në atë kohë ishte anëtar i Byrosë Ekzekutive. Ndërkohë mbaroi studimet pasuniversitare për politikologji në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd. Në vitin 1973 u zgjodh ligjërues i lëndëve historia e filozofisë antike dhe mesjetare dhe filozofisë marksiste në katedrën filozofi-sociologji në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës (UP), ku më 1977 mbrojti edhe tezën e disertacionit të doktoratës me titull “Lenini për logjikën dialektike”. Ishte profesor i rregullt i lëndëve të lartpërmendura gjatë viteve 1983-1991, por edhe i disa lëndëve të tjera filozofike: estetikë, logjikë, filozofi klasike gjermane, filozofi bashkëkohore etj. Për një kohë ligjëroi edhe metodologjinë dhe teknikat e kërkimeve shkencore në degën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe. Gjatë viteve 1973-1981 ishte drejtor i Qendrës Krahinore të Arsimit Marksist. Kreu edhe detyra të tjera në institucionet e arsimit.

“Anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe i Arteve të Kosovës u zgjodh në vitin 1996, kurse në vitin 2000 u zgjodh anëtar i rregullt. E. Murtezai është autor i disa librave nga fusha e filozofisë, i artikujve shkencorë, i fjalorëve terminologjikë, i librave shkollorë: “Filozofia materialiste-dialektike” (1975), “Studime filozofike” (1975), “Stalinizmi dhe neostalinizmi” (1976), “Pikëpamja e Leninit për metodën dialektike” (1976), Marksizmi, socializmi dhe vetëqeverisja” (1981), “Disa terma aktualë politikë” (1986), “Fjalori i filozofisë” (1995), “Fjalor i feve” (2000), “Hyrje konceptuale në filozofi” (2015) etj.”, thuhet në njoftim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy