Dita botërore e Poezisë/ Muzeu Historik Kombëtar publikon poezinë më të hershme shqipe

Dita botërore e Poezisë/ Muzeu Historik Kombëtar publikon poezinë më të hershme shqipe

Në kuadrin e Ditës Botërore të Poezisë, Muzeu Historik Kombëtar paraqiti poezinë më të hershme në gjuhën shqipe.

Bëhet fjalë për poezinë “Kënga e përshpirtshme”, gjetur në katekizmin e Lekë Matrangës “E mbsuame e krishterë”, në vitin 1592.

Kënga e përshpirtshme

Gjithve u thërres, kush do ndeles,

Te mire te kreshre, bura e gra

Mbet fjalët te tinezot te shihni meshe

Se sishte njeri nesh cem kate ska

Se skishte nejri nesh cem kate ska

E lum kush e kujton se ska te vdesë

E mente bashke mbe tenzione i ka

Se Krishti nde parajsat i ben pjese

E ben per bir te ti e per vëlla.

Me këto vargje, të natyrës fetare, një lutje dhe përgjërim drejtuar besimtarëve, dokumentohet poezia e kultivuar në letrat shqipe, duke shënuar fillimin e poezisë autoriale.

Lekë Matranga (1569-1619), është shkrimtari më i vjetër i arbëreshëve të Italisë dhe autori i librit të dytë të botuar në gjuhën shqipe (pas atij të Buzukut). Për nevojat kishtare të bashkëkombësve të vet përktheu nga italishtja në gjuhën amtare një katekizëm me titull “E mbsuame e krishterë”, i cili u botua në Romë në vitin 1592. Nga dorëshkrimi i autorit, i zbuluar në Arkivat e Vatikanit, gjendet një vjershë me 8 (tetë) vargje njëmbëdhjetërrokëshe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy