95-vjetori i lindjes/ Inaugurohet muzeu i Dritëro Agollit në Menkulas të Devollit

95-vjetori i lindjes/ Inaugurohet muzeu i Dritëro Agollit në Menkulas të Devollit

Në kuadër të 95-vjetorit të lindjes së shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, në fshatin e tij të lindjes, Menkulas të Devollit, është inauguruar zyrtarisht muzeu kushtuar jetës dhe veprës së tij të pasur letrare.

 

Në ceremoninë festive mori pjesë Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, së bashku me studiues, autoritete lokale, familjarë dhe dhjetëra banorë të zonës. 

 

 

Gjatë fjalës së tij, Presidenti Begaj vlerësoi lart kontributin e Agollit në letërsinë dhe kulturën shqiptare, duke theksuar lidhjen e tij të pandarë me njerëzit e thjeshtë, të cilët mbetën burimi kryesor i frymëzimit të tij.

 

Një rol kyç në realizimin e projektit pati Këshilli i Qarkut Korçë dhe Bashkia Devoll. 

Kryebashkiaku Eduard Duro falënderoi të gjithë kontribuuesit dhe iu bëri thirrje miqve, kolegëve e bashkëpunëtorëve të shkrimtarit që të dhurojnë fotografi, dokumente apo materiale të tjera autentike për të pasuruar më tej fondin muzeal.

 

Për familjen Agolli, përurimi i muzeut përmbush një dëshirë të rëndësishme të shkrimtarit. Nipi i tij, Emil Agolli, u shpreh i emocionuar që kjo dëshirë u bë realitet, duke theksuar se Menkulasi ishte vendi ku gjyshi i tij kaloi fëmijërinë dhe hodhi themelet e formimit të tij.

 

 Familja ka sjellë në muze sende personale të shkrimtarit, mes tyre makinën e shkrimit, stilolapsa, libra nga biblioteka e tij, fotografi dhe objekte të tjera që lidhen me jetën dhe krijimtarinë e tij.

 

Muzeu “Dritëro Agolli” synon të ruajë dhe të përcjellë te brezat e rinj trashëgiminë e një prej emrave më të rëndësishëm të letërsisë shqiptare. Përmes objekteve personale, fotografive dhe dokumenteve, vizitorët do të kenë mundësinë të njohin jo vetëm krijimtarinë e tij, por edhe njeriun që mbeti i lidhur me vendlindjen, traditat dhe njerëzit e Devollit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy