
Filmi i Kaltrina Krasniqit nga Kosova, ‘Vera andrron Detin’ me skenar nga Doruntina Basha, ka fituar çmimin çmimin ‘GrandPrix’ në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tokio.
“Vera Andrron Detin” është një portret intim, por edhe universal i një gruaje e cila lufton një realitet të vrazhdë pabarazish gjinore thellë të rrënjosura në shoqëri edhe në ditët e sotme’. Filmi përcjell një grua që zbulon se mund ta humbasë shtëpinë pasi burri i saj vdes duke kryer vetëvrasje.
Në film luajnë: Teuta Ajdini Jegeni, Alketa Syla, Refet Abazi, Astrit Kabashi, Arona Zyberi, Aurita Agushi, Ilire Vinca, Xhevat Qorraj, etj. Drejtoreshë e fotografisë: Sevdije Kastrati; Producent: Shkumbin Istrefi.
‘Vera andrron detin’ është bashkëprodhim në mes të Kosovës (Puntoria Kreative Isstra, Vera Films), Maqedonisë së Veriut (Dream Factory) dhe Shqipërisë (Papadhimitri Productions) i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë – Shqipëri.
Çmimi “GrandPrix” ka vlerë prej 30 mijë dollarë.
Filmi “Vera andrron detin”, me skenar nga Doruntina Bashës dhe regji të Kaltrina Krasniqit pati premierën në edicioni e sivjetmë të festivalit “Venice Film Festival”.



