Hapet në Tiranë Panairi i librit për fëmijë dhe të rinj

Hapet në Tiranë Panairi i librit për fëmijë dhe të rinj

Në ambientet e sheshit Rekreativ në Pazarin e ri në kryeqytet po mbahet “Panairi i librit për fëmijë dhe të rinj”.

Në edicionin e parë të panairit që mbahet në datat 24-27 qershor dhe i cili synon të shndërrohet në traditë po marrin pjesë shtëpitë botuese shqiptare të cilat kanë investuar në botimin e librave për fëmijë.

Ky aktivitet zhvillohet për herë të parë në vendin tonë dhe për këtë shkak ka tërhequr mjaft vëmendje nga fëmijët por edhe nga prindërit e tyre të cilët kanë pasur interes në lidhje me librat dhe titujt të cilët fëmijët e tyre duhet të lexojnë sidomos gjatë periudhës së pushimeve.

Sipas organizatorëve, shtëpitë botuese kanë bërë edhe ulje çmimesh për librat e tyre, në këtë rast nga 10 deri 30 për qind.

Ky panair organizohet nga Qendra e Librit për Fëmijë me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës dhe është i dedikuar për botimet për fëmijët dhe të rinjtë, çdo ditë nga ora 9:00 e mëngjesit deri në 21:00 të mbrëmjes qëndron i hapur. 

Gjatë ditëve të panairit do të ketë edhe takime të shkrimtarëve dhe përkthyesve me lexuesit, që do të organizon prej disa shtëpive botuese që veprojnë në këtë fushë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy