
Të marrësh leksione nga mjeshtri i kitarës. Kush më mirë se Jimmy Page mund ta bëjë këtë të fundit. Kitaristi kryesor i grupit legjendar Led Zeppelin, në një bisedë me Jack White (kitarist i White Stripes) & The Edge (kitarist i U2), u tregon atyre teknikat e një prej këngëve më të famshme të grupit të tij: "Kashmir".
Page, një nga themeluesit e Led Zepelin, është padiskutim i talentuar. Por njëkohësisht është e pamohueshme që vitet e praktikës e kanë bërë atë një mijë herë më të mirë si kitarist.



