108 mijë vizitorë në parqet arkeologjike e muze për 2021/ Margariti: Jemi ende larg rekordeve të vitit 2019

108 mijë vizitorë në parqet arkeologjike e muze për 2021/ Margariti: Jemi ende larg rekordeve të vitit 2019

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka bërë të ditur shifrën e vizitorëve në parqet arkeologjike dhe muzetë për vitin 2020, të cilat krahasuar në vitet e kaluara janë në numër më të ulët.

“108,252 vizitorë vizituan parqet dhe monumentet historikë e kulturorë në vend gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2021, duke shënuar rritje, por ende numër relativisht të vogël krahasuar me vitet para pandemisë”.

Sipas ministres së Kulturës, Elva Margariti “jemi ende larg rekordeve të vitit 2019, por pas pandemisë që gjunjëzoi gjithë globin, po ringrihemi plot shpresë”.

“Brenda 6 muajve të parë kemi pritur jo pak vizitorë në muze e parqe arkeologjike, një shifër që presim të jetë shumë më e lartë, në këtë sezon turistik”, theksoi Margariti.

Këta muaj të 2021 kanë njohur rritje të numrit të vizitorëve, sidomos në qytetet pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, si Berati e Gjirokastra, pastaj muzetë e Krujës, por edhe në parqet arkeologjike si Apolonia, apo edhe zonat arkeologjike në Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy