Libri i humbur i vizatimeve elegante shkencore rizbulohet pas 190 vjetësh (FOTO)

Libri i humbur i vizatimeve elegante shkencore rizbulohet pas 190 vjetësh (FOTO)

Kërkime të dekadave të tëra nxorën në dritë ilustrimet brilante të bimëve me shënime të detajuara, të bëra nga një amerikane që jetonte në Kuba në shekullin XIX.

I humbur për 190 vjet, një dorëshkrim prej tri vëllimesh që lulëzon prej vizatimeve me ngjyra të ndezura të florës kubane ka dalë në dritë në Nju-Jork.

Kapakët janë prej  kartoni të lëmuar dhe të pashkruar dhe titulli shkruhet në faqe më vete me shkrim dore të pjerrët që thotë Llojet e Bimëve dhe të Frutave në Ishullin e Kubës nga znj. A.K. Wollstonecraft. Një thjeshtësi e tillë zbulohet edhe në përmbajtjen e vëllimeve të holla e të veshura mirë. Libri përmban 121 fletë të ilustruara që paraqesin bimë të tilla si:  cordia sebestena, Lagerstroemia etj., në detajet më të hollësishme, si dhe 220 faqe me përshkrime në anglishte, fakte historike që lidhen me to, përdorime indigjene të tyre, poezi, si dhe vëzhgime personale.  Duke iu përmbajtur besnikërisht traditave shkencore, ilustrimet tregojnë bimësinë, ciklet e jetës dhe shqyrtimin e pjesëve riprodhuese.

Pjesë prej bimëve të shtypura gjenden të ngjitura në fletë. Autorja shkruan se ajo nuk është këshilluar me botanistë dhe nuk marrë asnjë ndihmë për punën e saj.

 “Një gur i çmuar i literaturës botanike në Kubë”, kështu e përshkruan punimin botanisti kuban Miguel Esquivel, duke e klasifikuar për llojin e vet ndër zbulimet më madhështore të kohës.

“Mendoj se dorëshkrimi i Anne Wollstonecraft-it është i një rëndësie të veçantë”, thotë etnobotanisti Paul Cox, drejtor ekzekutiv i “Brain Chemistry Labs” në Jackson, Wyoming. “Edhe pse bimët që ajo paraqet në vizatimet dhe përshkrimet e saj, janë në përgjithësi të zakonshme, shënimet e detajuara që ajo ka bërë për përdorimet indigjene na çojnë në një dimension të tërë të ri për të kuptuar dobishmërinë e tyre. Të dhëna që mund të përdoren edhe sot për të orientuar studiuesit në zbulimin e ilaçeve të reja”.

Për shembull, ajo shënon se rrënjët e pemës së soursop-it (Annona muricata pemë tropikale që rritet në Amerikë e Karaibe) përdoreshin si një antidot ndaj helmimit të peshkut dhe gjethet e saj si antiparazit dhe antiepileptik. Gjithashtu, ajo sugjeron se fjala "soursop" fonetikisht ngjan me fjalën indigjene të indigjenëve të ishullit që shenjon fjalën pemë suir sach, çka mund të ndihmojë të shpjegohet si nofkë paradoksale për përshkrimin e një frute si e ëmbël velëse.

Nëse nuk do të ishte për historianin Emilio Cueto, kjo punë e mrekullueshme do të kishte mbetur në errësirë...

“Ne kemi zbuluar një shkëncëtare dhe artiste të re amerikane që kishte mbetur në harresë... Nëse do të kishte jetuar më gjatë ajo do të kishte qenë një emër i rëndësishëm në fushën e ilustrimit”, u shpreh historiani.

Dorëshkrimi është digjitalizuar dhe mund të përdoret nga të gjithë. /marrë me shkurtime nga National Geographic, përgatiti Erina Çoku/

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy