Disa nga emrat më të mëdhenj në muzikës botërore kanë bashkuar forcat për të përshëndetur punonjësit e kujdesit shëndetësor në një koncert botëror në televizion.
Lady Gaga, Paul McCartney dhe Billie Wilish janë ndër mbi 100 artistët që interpretuan këngë nga shtëpitë e tyre, për shkak të bllokimit të koronavirusit.
The Rolling Stones madje arriti të luajë së bashku nga katër lokacione të ndara.

Në një emision 8-orësh u shfaqën histori të jetës reale së atyre në vijën e parë të luftës kundër Covid-19.
Lady Gaga, e cila kuroi formacionin, e quajti ngjarjen "një letër dashurie për botën". Duke ua kushtuar shfaqjen më së pari stafit mjekësor, ajo tha se të gjithë muzikantët pjesëmarrës donin "të kthenin pak nga mirësia që kanë marrë".
Ajo vazhdoi të luante një version optimist të “Smile” të Charlie Chaplin, duke shtuar: "Ne duam të arrijmë në anën tjetër të kësaj pandemie dhe e dimë që edhe ju do ta bëni."
Paul McCartney iu bashkua programit menjëherë pas, duke i quajtur punënjësit e kujdesit shëndetësor "heronjtë e vërtetë" të krizës dhe duke kujtuar nënën e tij Mary, e cila ishte një infermiere gjatë Luftës së Dytë Botërore.
E titulluar "Një botë: Së bashku në shtëpi", koncerti u organizua nga lëvizja “Global Citizen” (Qytetarë të Botës) dhe Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).
Koncerti filloi me një montazh të njerëzve që duartrokasin përpjekjet e punonjësve të kujdesit shëndetësor në të gjithë botën - nga Franca, Spanja, Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe gjetkë.
"Për të gjithë punonjësit tanë të kujdesit shëndetësor, ne jemi me ju. Faleminderit që keni qenë atje për ne", shkruhej në ekran.
Të ardhurat e krijuara nga koncerti do të shkojnë në Fondin e Reagimit të Solidaritetit Covid-19 për OBSH, por Lady Gaga sqaroi se shfaqja nuk ishte veç mbledhje fondesh dhe se do të përqendrohej në argëtimin dhe mesazhet e solidaritetit.
E para interpretoi këngëtarja amerikane, Andra Day, e cila këndoi baladën “Rise Up” nga banesa e saj, duke vendosur tonin për pjesën tjetër të mbrëmjes.

Niall Horan i “One Direction”pasoi menjëherë pas kësaj duke kënduar “Black and White” me një kitarë akustike nga dhoma e tij e ndenjes dhe ish-shoku i bandës Liam Payne u shfaq me këngën “Midnight”.
Brandon Flowers dhe Ronnie Vannucci nga “The Killers” performuan hitin e tyre “Mr. Brightside”, ndërsa këngëtari amerikan Adam Lambert interpretoi këngën “Tears for Fears” të Mad World .

John Legend u bashkua me Sam Smith për një interpretim të këngës së Ben E King's “Stand By Me”, ndërsa Billie Eilish luajti një version mallëngjyes të “Sunny” të Bobby Hebb.
“The Rolling Stones” sollën një version shpirtëror të “You Can't Always Get What You Want”, megjithëse bateristi Charlie Watts nuk e kishte instrumentin e tij me vete.
Rita Ora u bëri thirrje shikuesve që të qëndrojnë të sigurt dhe të ndjekin rekomandimet e OBSH-së, përpara se të këndonte “I Will Never Let You Down”.

Annie Lennox, ndërkohë, dukej se komentoi kërcënimin e Presidentit Donald Trump për të tërhequr fondet nga OBSH-ja më herët këtë javë.
"Në këtë moment të historisë ne kemi një përgjegjësi kolektive për t'u siguruar që sistemet globale të shëndetit janë mjaft të forta për të identifikuar dhe parandaluar pandemitë e ardhshme para se të ndodhin përsëri", tha këngëtarja, megjithëse nuk e përmendi presidentin Trump me emër.
Ellie Goulding dhe Christine + Queens gjithashtu adresuan çështjet e shëndetit mendor që dalin nga bllokimi i koronavirusit, duke u bërë thirrje shikuesve t'u drejtohen miqve nëse nuk dihen mirë.
Koncerti u nda në dy pjesë me premierën 6-orëshe të transmetuar në Facebook, Instagram, Twitter dhe YouTube, që u pasua nga emisioni kryesor 2-orësh, i cili u shfaq në të njëjtën kohë nga të tri rrjetet kryesore televizive amerikane.
Moderatorët e njohur, Stephen Colbert, Jimmy Kimmel dhe Jimmy Fallon organizuan atë pjesë të shfaqjes, gjatë së cilës Fallon u bashkua me grupin hip-hop “The Roots” dhe dhjetëra punonjës të kujdesit shëndetësor për një version me temë koronavirusin të hitit të viteve ’80 “Safety Dance”.
Performues të tjerë përfshinin Jennifer Lopez, Keith Urban, Burna Boy, Luis Fonsi, Hozier dhe Stevie Wonder, të cilët interpretuan një version të këngës së Bill Withers “Lean On Me”.
Taylor Swift dha gjithashtu një shfaqje emocionale të baladës së saj “Soon You'll Get Better”.
Shfaqja u mbyll me Celine Dion, Lady Gaga, Andrea Bocelli dhe John Legend që kënduan së bashku një version të “The Prayer”. /BBC, përgatiti Erina Çoku/



