
Sezoni i ri artistiko-kulturor 2023 në Galerinë e Artit në Tiranë nisi me një eveniment ndërkombëtar në fushën e dizajnit, “Festivali Ndërkombëtar i Posterit Prishtina”.
Ky ishte edicioni i dytë, i këtij festivali.
Galeria e Artit Tiranë mikpriti artistë të huaj dhe shqiptarë të cilët prezantuan 200 posterët e tyre me mesazhe interesante. Posterët marrin përsipër të transmetojnë mesazhe të rëndësishme, kanë forcë edukuese dhe impakt shoqëror.
Kjo ekspozitë në Galerinë e Tiranës erdhi në kuadër të iniciativave të përbashkëta mes dy kryeqyteteve: Prishtinës dhe Tiranës.
Çmimin e parë në PIPF 2022 e mori artisti Peter Pocs, me çmim të dytë u nderua Dragan Bozhino dhe në vend të tretë u rendit Lindon Hajdaraj.



