Përvjetori i lindjes së At Gjergj Fishtës/ Çelet ekspozita "Shkëmb i tokës dhe shkëmb i shpirtit shqiptar"

Përvjetori i lindjes së At Gjergj Fishtës/ Çelet ekspozita "Shkëmb i tokës dhe shkëmb i shpirtit shqiptar"

Më 23 tetor 1871, lindi “Homeri i letrave shqipe”, At Gjergj Fishta.

Vepra që përjetësoi figurën e tij si krijues është epika “Lahuta e Malcis”, së cilës i kushtoi 40 vjet punë.

Në nderim të jetës dhe veprës së tij në Shkodër u hap një ekspozitë e titulluar "Shkëmb i tokës dhe shkëmb i shpirtit shqiptar" .

 Janë ekspozuar botime të vyera të cilat gjenden në arkivin e Bibliotekës së Universitetit "Luigj Gurakuqi".

Olimpia Kakarriqi, si  përgjegjëse e Fondit Albano-ballkanologjik tregon rreth realizimit të kësaj ekspozite.

Sot në ditën e lindjes së Homerit të madh të Shqipërisë, At Gjergj Fishtës, kemi përgatit një ekspozitë të veçantë. Këto botime i përkasin viteve 1909 që në botimet e para të At Gjergj Fishtës, janë të botuara fillimisht si këngë më vete dhe pastaj me botimin e plotë të ‘Lahutës’ në 1937.

Janë edhe botime të tjera që i dedikohen At Gjergj Fishtës që i takojnë konferencave të tij pas viteve 1990, janë edhe dy botime të vitit 1941, është botimi kushtuar Fishtës nga revista ‘Shkëndija’ që përmblidhen opinionet e studiuesve.

Ekspozita "Shkëmbi i tokës dhe shkëmb i shpirtit shqiptar" ka të ekspozuara vepra të vyera të At Gjergj Fishtës e cila do të jetë e hapur për vizitorët që nga data 23 e deri më 27 tetor në ambientet e bibliotekës së universitetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy